Auto

Jaguar XE SV Project 8 thyen rekordin e vet të Nurburgringut

Jaguar XE SV Project 8 ka thyer rekordin e modelit serik Jaguar XE SV Project 8 me katër dyer në pistën e Nurburgringut me kohë prej 7 minuta e 18.36 sekonda. Kjo është 2.9 sekonda më shpejtë se rekordi i Jaguar XE SV Project 8 nga vitit 2017.

Koha e re e shoferit Vincent Radermecker është shumë mbresëlënëse - është më pak për gjashtë sekonda se e Porsche 911 GT3 në këtë pistë të njohur me gjatësi prej 20.6 kilometra, transmeton Koha.net. Kjo është goxha shpejt.

{gallery}

Gjithashtu, ky Jaguar ka bërë xhiron në këtë pistë me goma “Michelin Pilot Sport Cup 2 R”.

Sa i përket motorit, ky XE SV Project 8 ka motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 592 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 8 shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.

Jaguar XE SV Project 8, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.3 sekonda ndërsa atë maksimale deri 322 km/h.

Për më tepër, shikoni videon 360-shkallëshe.