Auto

Audi feston 25-vjetorin e modelit RS

Descriptive Text

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, këtë vit do të shënojë 25-vjetorin e modelit RS me një ekspozitë të veçantë në “Audi Forum” në Neckarsulm, Gjermani.

Deri më sot, janë lansuar 25 modele RS, duke filluar nga RS2 Avant në vitin 1994 me të cilin ka filluar gjithçka.

{gallery}

Njëri nga modelet më interesante që do të ekspozohen në këtë ekspozitë të veçantë, është prototipi Audi RS8 i cili kurrë nuk është prodhuar si seri.

Image
Prototipi Audi RS8 i vitit 2013

Nuk dihen shumë detaje në lidhje me këtë RS8 unik, por dihet se është krijuar në vitin 2013 me qëllim që në gamë të radhitet mbi versionin S8, transmeton Koha.net. Ky model ka mbetur vetëm si një prototip, i cili karakterizohet me mbrojtësin anësor të zgjeruar, maskën e përparme me pamje të “ashpër”, mbrojtësin e përparmë të ri me vrima të mëdha për ajër, dritat unike, pasqyrat nga fibra të karbonit, set të rrotave “RS” me goma “Pirelli”, timonin sportiv me lëkurë “Alcantara”, si dhe disa detaje tjera nga fibra të karbonit në interier.

Image
Interieri i prototipit Audi RS8 i vitit 2013

Gjithashtu, Audi nuk ka zbuluar as se pse RS8 nuk ka shkuar në prodhim serik si dhe nuk dihet as sa kuajfuqi ka.

Modeli serik S8, i cili ka shërbyer si bazë për krijimin e këtij RS8, në atë kohë kishte motorin 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 520 kuajfuqi. Bazuar në këtë performancë, sigurisht prototipi RS8 do të kishte më shumë kuajfuqi sesa S8.