Në vitin 1980, Audi Quattro ka revolucionarizuar garat rally, në 1990 Audi TT menjëherë u bë një ikonë, e në të 2000-mijtat super vetura R8 u bë vetura e zgjedhur e Iron Man, transmeton koha.net.
Së fundi marka gjermane është bërë njëra ndër udhëheqëset e tregut të automobilave pas lansimit të Q5, Q7 e RS7, e që të gjitha janë vetura fantastike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi Audi ka lansuar një A4 krejtësisht të ri 2017, 2.0T quattro S tronic sedan në ngjyrë metalike të hirit, duke u bërë gjenerata e pestë e A4 sedan.
Një gjë është bërë e qartë si kristali, sipas Business Insider, e kjo është se Audi A5 2017 është vetura më e mirë që Audi ka bërë ndonjëherë.
Audi A4 i ri 2017 standard kushton 32 mijë euro, derisa më i përditësuari mund të blihet për rreth 50 mijë euro.
Për dy dekada, Audi A4 ka qenë konkurrent i BMW i serisë 3 e Mercedes Benz C-Class.
Audi A4 i ri vjen në platformën më të re e të përditësuar të Volkswagen, MLB Evo në të cilën është edhe Audi Q7 e edhe Bentley Bentayga SUV.
{gallery}