Auto

ABT Sportsline modifikon edhe SQ5 TDI të Audit

Descriptive Text

Kompania e njhur ABT Sportsline ofron paketën për modifikimin edhe të modelit SQ5 TDI të Audit.

ABT për këtë SQ5 TDI ka zgjedhur set të ri të rrotave 20 dhe 21-inç nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, amortizatorët e modifikuar, etj, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ABT në ofertë ka edhe paketën për përforcimin e motorit të këtij SUV-i, 3.0-litër V6, i cili në vend të 347 tani ka 390 kuajfuqi.

Tani, ky Audi SQ5 TDI shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.9 sekonda, 0.2 sekonda më pak se modeli standard.