Auto

Ish-shoferi profesionist i Porsches zbulon detaje për veturën e re

Descriptive Text

Në videon e re promovuese, Mark Alan Webber, ish-shoferi profesionist i Porsches, paralajmëron modelin e ri ekskluziv të kësaj kompanie të famshme gjermane.

Modeli i ri ekskluziv, në video shihet i mbuluar dhe ish-shoferi i F1 zbulon disa detaje nga të cilat është vështirë të kuptohet se për cilin model është fjala, transmeton Koha.net.

Në fillim është raportuar se fjala është për versionin “brutal” RS të Caymanit, por me sa duket ndoshta ka të bëjë me 911-shin.

Në forumin e Porsches, është duke u folur se nën mbulesë gjendet modeli i ri 911 Turbo S me kapacitet prej 600 kuajfuqi.

Videon promovuese mund ta shikoni KËTU.