Auto

ABT përforcon Tarracon e Seatit

Seat Tarraco ka kaluar nëpër tretmanin e kompanisë së njohur gjermane ABT Sportsline. Kjo kompani për këtë SUV ka në dispozicion set të ri të rrotave dhe paketë për përforcimin e motorit të tij 2.0-litër TDI.

ABT për këtë Tarraco ofron rrotat prej 19, 20 dhe 21-inç nga alumini dhe në dispozicion me disa ngjyra, ndërsa motorin e tij dizel 2.0-litër, i cili është i kombinuar me marshin automatik me 7 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, e ka përforcuar nga 190 në 220 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ABT njofton se më vonë për modelin Tarraco do të ofrojë edhe paketën për aerodinamikën, gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, etiketën e veçantë, pragjet me ndriçim, si dhe interier të modifikuar.