Auto

Volkswagen planifikon kursime të mëdha

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, është duke planifikuar që të bëjë kursime të mëdha, në mënyrë që të përballen me problemet financiare me sukses.

Sfidat ekonomike me të cilat prodhuesi gjerman është përballur për shkak të Dieselgatet, do të zgjidhen deri në vitin 2020, së paku kështu parashikojnë krerët e kompanisë, transmeton Koha.net.

Ashtu siç kemi dëgjuar, të gjitha modelet që nuk kanë rezultatet e pritura të shitjes do të tërhiqen nga tregu. Po ashtu, do të zvogëlohet edhe numri i versioneve të ndryshme të modeleve, kryesisht të Golfit.

Volkswagen planifikon që të kursejë edhe më shumë, duke plasuar modelet e saj të reja me platformën tashmë të famshme MQB, për hir të kursimit të parave.

Ky prodhues gjerman është duke planifikuar që të plasojë në treg më shumë modele SUV, në mënyrë që të rrisë shitjet, kryesisht në Amerikën Veriore dhe Rusi.