Auto

Lexus rifreskon përsëri GX-in për 2020-ën

Prodhuesi i njohur japonez i veturave, Lexus, për herë të dytë ka rifreskuar gjeneratën e tanishme të SUV-it të saj të madh.

Gjenerata e dytë e GX-it në treg ka qenë për gati një dekadë. Megjithatë, në vend që të lansohej një model i ri, prodhuesi përsëri rifreskoi GX-in aktual, pas ridizajnimit të tij të parë nga 2014.

Ndryshimet më të mëdha ndodhën në pjesën e përparme të veturës, e cila mori një maskë të re dhe më masive dhe më të theksuar e me një stil karakteristik për dallim nga modelet më të fundit të Lexusit.

{gallery}

Si më parë, Lexus do të shesë këtë SUV nën etiketën GX 460, i cili do të vijë me motor 4.6-litër V8 e me kapacitet prej 306 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik me 6 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Çmimi i këtij GX-it, model i vitit 2020, ende nuk është zbuluar por Lexus GX i vitit 2019 ishte në dispozicion për shitje me çmim prej 52.505 dollarë./ksp