Auto

Fiat 500 vjen në version kabrio elektrik dhe pa dyer

Kompania që merret me modifikimin e veturave, Garage Italia, së fundmi është marrë me modelin 500 të Fiatit.

Garage Italia, këtë veturë të vogël për qytet e ka shndërruar në version tërësisht elektrik, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky projekt i kësaj kompanie me seli në Milan, mban emrin Fiat 500 Jolly Icon-E.

{gallery}

Ky projekt, po ashtu, synon të risjellë dhe të rindërtojë ikonën, domethënë Fiat 500, përmes elektricitetit dhe pamjes së restauruar me qëllim të “festimit të kulturës së veturës”.

Gjithashtu, Fiat 500 Jolly Icon-E vjen në version kabrio dhe në vend të dyerve ka nga një litar, gjë që e bënë të duket edhe më i jashtëzakonshëm. Edhe ulëset e përparme dhe të pasme i ka me dizajn të bërë nga litari.

Garage Italia, po ashtu, thotë se Fiat 500 Jolly Icon-E me vetëm një mbushje të baterisë mund të udhëtojë deri në 120 kilometra dhe se shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 85 kilometra në orë.