Sa fiton Porsche për një automobil Foto: Porsche Macan Crossover

Sa fiton Porsche për një automobil

06 maj 2017 17:25

Porsche vitin e kaluar ka shitur mbi 238 mijë automjete dhe ka marrë fronin e pjesës më profitabile të grupit VW.

Edhe pse kampion për shitje për çdo automobil mbetet Ferrari, është e qartë se për neve mbetet interesant fitimi i Porsches për çdo automjet të shitur.

Derisa rivalët Mercedes dhe BMW shënojnë profit prej 5 mijë dollarë për çdo veturë, Porsche fiton madje 17 mijë dollarë për çdo automjet, transmeton kp.

Sipas Porsche, modeli Crossover Macan përbën madje 40% të të gjitha shitjeve dhe mund të jetë edhe arsyeja kryesore e rritjes së shitjes për madje 47 për qind.

E gjithë kjo është llogaritur nga agjencia Bloomberg, e cila ka ardhur në konkludim se rritja mesatare për automobil është ngritur për 9 për qind.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme