Auto

Toyota dhe Subaru bashkohen për prodhimin e një platforme mekanike për veturat elektrike

Dy prodhuesit japonezë kanë rënë dakord të zhvillojnë së bashku një platformë mekanike për veturat dhe SUV-ët elektrikë.

Ashtu si BMW dhe Jaguar Land Rover, të cilët bashkuan forcat javën e shkuar për të ndërtuar njësi të vozitjes për gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike, Toyota dhe Subaru gjithashtu vendosën të bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit të teknologjisë për veturat elektrike.

Prodhuesit japonezë, të cilët më parë kanë punuar ngushtë në disa fusha, të tilla si projektimi dhe prodhimi i GT86/Subaru BRZ sportiv, tani kthehen në të ardhmen elektrike.

Megjithëse platforma do të jetë e përbashkët për veturat e të dy prodhuesve, secila prej tyre do të ketë modelet e tyre, të cilat do të shiten nën etiketën e markës së tyre.

Një marrëveshje e arritur me Subarun tregon se Toyota nuk dëshiron të “vendosë të gjitha vezët në të njëjtën shportë”, kështu që veturat klasike me bateri të fuqishme do të zhvillohen së bashku me veturat me lëndë djegëse./ksp