Auto

Mercedesi shkon në ekstrem me modelin e ri

Shefi i dizajnit te Mercedesi ka konfirmuar planet se për vitin 2018 do të lansohet një model i mprehtë i Mercedes CLS, i cili pritet të prezantohet kah fundi i këtij viti.

Mercedesi për modelin coupe CLS me katër dyer do ta çojë dizajnin në ekstrem, ka thënë shefi i dizajnit. Edicioni i ri i veturës që për herë të parë debutoi në vitin 2004 – pritet të prezantohet në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt në muajin shtator.

Sa i përket motorit dhe marsheve modeli i ri do të jetë i bazuar në E-Classin e ri, por CLS-i do të dallojë nga forma dhe stili luksoz, transmeton Koha.net.

“CLS i ri është për James Bondin dhe GT Concepti është Jason Bourne. Kjo sqaron më së miri dallimin që kanë këto dy vetura”, ka thënë Gorden Wagener.

“GT Concept është veturë garuese me katër dyer; për mua, CLS është veturë më me stil – veturë e dizajnuar – ikonë e dizajnit. Gjenerata e ardhshme e saj do të jetë edhe më i veçantë”, ka shtuar ai.

Mercedesi ende nuk ka publikuar të gjitha detajet, por motori i modelit të ri do të jetë me katër cilindra diesel dhe gjashtë cilindra me benzinë. Modeli nuk do të jetë i gatshëm për shitje deri në vitin 2019.

Image