Auto

Kia Motors ndërton fabrikë për prodhimin e 300 mijë veturave në vit

Kompania Kia Motors nënshkroi me Qeverinë e shtetit federal të Indisë, Andhra Pradesh marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës së re në rajonin Anantapur.

Investimet në fabrikën e parë të Kia në Indi kap vlerën 1,1 miliard dollarë, ndërsa fillimi i ndërtimit planifikohet për fundin e këtij viti. Veturat e para pritet të dalin nga prodhimi kah mesi i vitit 2019, transmeton kp.

Kapaciteti i projektuar i fabrikës është rreth 300.000 vetura në vit. Kia njoftoi se në këtë fabrikë do të prodhojë limuzina dhe vetura sportive, të cilat janë të dedikuara për tregun e Indisë.

India me mbi 3,3 milionë automjete të shitura në vitin 2016 paraqet tregun e pestë më të madh të automobilave në botë. Analistët presin që India deri kah fundi i vitit 2020 të shndërrohet në tregun e tretë më të madh global.