Auto

Spiunohet Jaguar I-Pace i ri 2018 elektrik me dizajn fantastik

Jaguar është duke punuar shumë që të prodhojë veturën e vet të parë elektrike, të quajtur I-Pace e cila ka debutuar në paparin e veturave në Frankfurt 2017, transmeton koha.net.

Vetura Jaguar I-Pace në këto fotografi të spiunuara duket e përditësuar shumë që nga koncepti i prezantuar në panair, por ende larg produktit final.

Çmimi i tij zyrtar ende nuk është zbuluar, por pritet që çmimi fillestar të jetë 65 mijë euro.

Jaguar pohon se I-Pace do të mund të kalojë më së paku 482 kilometra me një mbushje të vetme.

Ajo do të ketë 2 motorë elektrikë të cilët së bashku prodhojnë 395 kuaj fuqi e shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për rreth 4 sekonda.

Sipas Jaguar bateritë mbushen 80 për qind për vetëm 90 minuta, e 100 për qind për 2 orë, e peshon 2,100 kilogramë.

{gallery}