Auto

Nisin porositë për VW ID.3

Descriptive Text

Volkswageni ka nisur të pranojë paraporositë në Evropë për modelin e parë elektrik që mund të ecën në distancë të gjatë.

Kompania e ka quajtur ID.3 modelin që do ta shesë në tri versione.

Më i liri nis në çmim 30 mijë euro e që mund të ecën deri 330 kilometra distancë me një mbushje në baterinë me 45 kWh. Për modelet tjera, automobili mund të ecën deri në 55 kilometra.

Prodhimi do të nisë vitin e ardhshëm në fund, ndërsa në treg do të dalë në mes të vitit 2020.

VW nuk ka dhënë çmimin për të gjitha modelet. Ato pritet të publikohen më vonë, por nuk pritet që të jenë nën 40 mijë euro.