Mercedes sjell dy edicione të reja për klasën legjendare

Mercedes sjell dy edicione të reja për klasën legjendare

03 maj 2017 14:11

Gjiganti gjerman i veturave, Mercedes, për blerësit e vet ka sjellë edhe dy edicione të reja të klasës legjendare, G-Class.

Edicioni i parë quhet Edition dhe është në dispozicion me versionet G350d dhe G500, ndërsa çmimi në Gjermani do të jetë në mes të 110.000 dhe 121.000 euro.

Edition është në dispozicion në tre ngjyra: të kuqe Designo Magma, të bardhë Mystic dhe të zezë Obsidian, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me rrotat pesë-cepësh AMG e goma 275/55, si dhe me disa detajet tjera me ngjyrë të zezë Obsidian, të tilla si: maska e përparme, pasqyrat, mbajtësi i rrotës rezervë).

Edition përfshinë edhe ulëset me ngjyrë të zezë nga lëkura e qepje ngjyrë të kuqe, timonin AMG Performance, detajet tjera me ngjyrë të zezë Piano dhe etikën speciale “Designo Manufaktur Edition” në konzolën qendrore.

Edicioni i dytë, i cili është më i veçantë, quhet Exclusive Edition. Ky edicion është në dispozicion për versionet Mercedes-AMG G63 dhe G65, me çmim prej rreth 163.000 deri në 288.000 në Gjermani.

Exclusive Edition është në dispozicion me ngjyrë gri ekskluzive të quajtur AMG Monza. Ky edicion vjen me disa elemente të sigurisë të bëra nga çeliku, shiritat sportive AMG në pjesët anësore të veturës, detajet tjera nga alumini, mbajtësi i rrotës rezervë me ngjyrë të veturës, set të rrotave 21-inç me goma 295/40.

Exclusive Edition vjen edhe me interier prej lëkure dy-ngjyrëshe, si dhe me ulëset sportive prej lëkure Nappa.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme