Skender Potera, i njohur ndryshe me emrin Gogi, ka fituar përsëri në garën Drag Race 2019, e para për këtë, e cila u mbajt sot në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, njofton kumtesa e Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), transmeton Koha.net.
Gjithashtu, FASK thotë se Potera me Golf IV distancën prej 402 metrave e kaloi për 10.237 sekonda, ndërsa në vozitjen kualifikuese ka pasur kohë edhe më të shpejtë.
“Kemi punuar shumë në veturë dhe kemi pritur rezultat të mirë, e njëkohësisht edhe fitore. Me modifikimet që i kemi testuar mund të arrij kohë edhe më të shpejtë, madje synimi është 8 sekonda, por presioni i madh nuk lejon ta zhvillojmë këtë shpejtësi. Sidoqoftë, jam i kënaqur me rezultatin dhe presim që edhe në garat e ardhshme të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Potera pas suksesit të sotëm.
Garat janë zhvilluar në tri divizioni FWD (veturat që tërheqin me rrota të përparme), RWD (veturat që tërheqin me rrotat e pasme) dhe AWD (veturat 4x4).
Gjatë garës, Bejtullah Berisha pësoi një aksident. Vetë Berisha shpëtoi pa lëndime, ndërsa dëme të mëdha pësoi vetura e tij.
Në disa klasa rivaliteti ka qenë tepër i madh, por gjatë gjithë garës ka mbretëruar fryma sportive, për çka FASK-u i ka përgëzuar të gjithë garuesit.
Drag Race i radhës do të mbahet në qershor.
Divizioni FWD:
Klasa 11: Hilmi Behrami (Opel Corsa) 11.984
Klasa 12: Leutrim Isufi (Golf II) 12.225
Klasa 13: Labinot Syla (Opel Corsa) 14.473
Klasa 14: Sadat Rama (Golf II) 14.098
Klasa 15: Enis Nishlia (Opel Astra) 15.113
Klasa 16: Enis Bytyqi (Audi A3) 16.470
Divizioni RWD:
Klasa 10: Esad Dosljak (Opel Corsa) 11.265
Klasa 11: Arbnor Musliu (Opel Corsa) 11.212
Klasa 12: Bejtullah Berisha (BMW M3) 12.777
Klasa 13: Drilon Bytyqi (BMW 335) 13.190
Klasa 14: Alban Cakaj (BMW 325) 14.878
Klasa 16: Rinor Vërbovci (Mercedes C220) 16.233
Divizioni AWD:
Klasa 9: Skender Potera (Golf IV) 10.237
Klasa 10: Gojart Potera (Audi RS6) 10.949
Klasa 11: Valentin Beqiri (Audi RS6) 11.729
Klasa 12: Albi Humolli (Porche Panamera) 12.227
Klasa 13: Liridon Buduri (Audi S3) 13.156
Klasa 14: Endrit Sadullahi (BMW 320) 14.628
-
29 prill 2019 00:57
-
Shpërndaje në: