Auto

Audi ka shumë probleme me prodhimin e veturave elektrike

Prodhimi i automjeteve është një gjë, por prodhimi i automjeteve elektrike është tërësisht diçka tjetër.

Tesla i kaloi të gjitha vështirësitë e mundshme për fillimin dhe zgjerimin e prodhimit të automjeteve elektrike, ndërsa tani të njëjtat probleme i ka edhe Audi, transmeton Koha.net. Edhe pse ky prodhues gjerman është një prodhues autokton i automjeteve, duke punuar me furnizues të rinj, ai po ashtu ka edhe një metodë të re të prodhimit.

Kështu, modeli i parë elektrik i Audit ka hasur në shumë probleme. Përveç fakti se për shkak të disa prishjeve të mundshme është shtyrë fillimi i prodhimit, tani problemet në prodhim zgjasin kohën e dërgesave. Njëra nga pengesat është furnizuesi i baterisë LG Chem, i cili me intensitet të reduktuar të prodhimit pengon daljne e e-Tronit në tregun evropian. LG, për shkak se ka pozitën monopoliste ndaj Volkswagenit, thuhet se ka rritur çmimet e baterive.

Epilogu është që e-Troni aktualisht të prodhohet 6 orë në ditë në vend të 8 orëve, ndërsa së shpejti java e punës në fabrikat e Audit do të reduktohen në katër ditë, shkruan “The Brussels Times”, përcjell Koha.net.

E gjithë kjo çoi në një zgjatje të konsiderueshme të afatit të dërgesave për e-Tron. Për modelin e ri elektrik të Audit, blerësit më nuk do të presin dy muaj por afati është shtyrë deri në 7 muaj ndërsa versioni i tij Sportback po ashtu është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, Audi ka probleme edhe në prodhimin e motorëve elektrikë në fabrikën në Hungari, e cila ka qenë në grevë. E gjithë kjo, do të ndikojë në rënien e prodhimit të këtij viti për rreth 10.000 kopje nga 56.000 sa ishin planifikuar.