Auto

Opel Astra e re mund të prodhohet në Gjermani

Gjenerata e re e modelit Astra, e cila do të lansohet në vitin 2021, ka gjasë të prodhohet në fabrikën e Opelit në Rieselsheim, Gjermani, në vend të Elsmirit, Britani të Madhe.

Grupi PSA, i cili është pronar i Opelit dhe Vauxhallit që nga gushti i vitit 2017, do të vendosë në javët e ardhshme se ku do të prodhohet gjenerata e ardhshme e Astrës popullore, shkruan Autonews Europe.

Sipas burimit, duke iu referuar medieve gjermane, Astra e re duhet të paraqitet më së voni për dy vjet, dhe ndryshe nga Astra K aktuale, e cila po prodhohet në Britani të Madhe, ajo do të prodhohet në Gjermani.

{gallery}

Një nga arsyet për zhvendosjen e prodhimit në Gjermani është fakti se do të ndalohet prodhimi i Zafira Tourer në Rieselsheim gjatë kësaj vere dhe fabrika do të prodhojë vetëm modelin Insignia.

Megjithëse PSA nuk ka marrë zyrtarisht vendimin se ku do të prodhohet Astra tjetër, edhe pse mediet gjermane thonë se zgjedhja tashmë është përfunduar dhe se lëvizja në Rieselsheim është një “gjë e kryer”.

Ndryshe, Astra K aktuale, përveç në Britani të Madhe, prodhohet edhe në një fabrikë në Poloni./ksp