Auto

Aston Martin zbulon veturën elektrike me 602 kuajfuqi

Descriptive Text

Aston Martin ka zbuluar Rapid E, veturën e saj të parë krejtësisht elektrike, e cila ka debutuar në panairin e veturave në Shanghai.

Aston Martin Rapid E do të prodhohen vetëm 155 njësi, transmeton koha.net.

Në vend të motorit 6.0 litërsh V12, Rapide ka bateri 65kWh që fuqizojnë dy motorë elektrik.

Këta dy motor prodhojnë 602 kuaj fuqi, me të cilat Aston Martin Rapide E shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 1.5 sekonda, e atë maksimale prej 250 kilometra në orë.

Arkitektura 800V e Rapide E, e lejon atë që të mbush bateritë 65kWh për një orë e të përshkoj 500 kilometra rrugë.

Rapide E i ri do të jetë vetura e parë elektrike që Aston Martin ndërton në fabrikën e saj në St Athan të Walesit.

Aston Martin Rapide E pritet të kushtoj rreth 290 mijë euro.

{gallery}