Auto

Fiat paralajmëron kabrion 124 Spider në edicion të ri

Foto: Motor1

Kompania e njohur italiane e veturave, Fiat, për panairin e ardhshëm që do të mbahet në New York paralajmëron modelin kabrio 124 Spider në edicion Urbana Edition.

Paketa e këtij edicioni në SHBA do të kushtojë 995 dollarë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Fiati do të përgatisë paketën e ngjashme edhe për 124 Spider Classic e cila do të kushtojë 25.190 dollarë.

{gallery}

Ndër të tjera, Fiat 124 Spider Urbana Edition do të ketë disa detaje me ngjyrë të zezë “Piano” në eksterier, set të rrotave prej 17-inç me ngjyrë të zezë “Diamond”. Po ashtu, do të ketë edhe disa detaje me ngjyrë hiri “Matte” në interier dhe ulëset “Urbana” prej lëkure.

Nën kofanon e këtij kabrio të ri, do të gjendet motori 1.4-litër MultiAir Turbo me 4 cilindra e kapacitet prej 162 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi ose automatik po ashtu me 6 shpejtësi.