Auto

Bentley zbulon një Bentayga V8 të edicionit special

Bentley ka zbuluar një variant të edicionit special të Bentayga V8, të quajtur Design Series, të cilit i janë shtuar teknologji nga brenda e i janë bërë përditësime nga jashtë.

Çmimi i tij nuk është zbuluar, por pritet të jetë disa mijëra euro më shumë se sa çmimi për modelin standard, i cili fillon nga 137 mijë euro, transmeton koha.net.

Ndryshime më të mëdha gjendet brenda kabinës së tij. Bentayga V8 Design Series ka marr një interier kompletë të ri, të bërë në mënyrë specifike për këtë model.

Ashtu sikurse edhe modeli standard i Bentaygas, edhe Design Series ka motorin e njëjtë, 4.0 litërsh twin-turbocharged V8 i cili prodhon 545 kuajfuqi.

Bentley pohon se ka performanca identike me modelin standard. Nga 0 në 100km\h e arrin për 4.5 sekonda e atë maksimale 290 kilometra në orë.

{gallery}