Auto

Sprinteri i ri i Mercedesit, “zyrë luksoze në rrota nga ari”

Kompanisë Carlex Design, e cila është e njohur si specialiste për modifikimin e interierit të veturave, ia ka tërhequr vëmendjen minibusi i Mercedesit, Sprinter, të cilin e ka shndërruar në “zyrën luksoze në rrota”.

Carlex Design këtij minibusi ia ka vënë emrin Mercedes Sprinter Jet Van, i cili mekanikisht nuk dallon shumë nga Sprinteri standard, por kompania është marrë me modifikimin e interierit të cilin e ka avancuar shumë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Sprinteri i ri vëmendje të veçantë tërheqë me rrotat e tij nga ari.

E gjithë puna e kësaj kompanie është te interieri, gjë që e cila edhe ishte qëllimi kryesore. Carlex Design për interierin e këtij Sprinteri ka zgjedhur lëkurë Alcantara me ngjyrë të kombinuar (të zezë me gri). Po ashtu, interieri përbëhet edhe nga qepjet me ngjyrë të verdhë, detajet nga druri, si dhe mbajtësit e gotave të praruar me ari 24-karat.

Gjithashtu, Mercedes Sprinter Jet Van vjen edhe me një mini-bar, i cili është i zbukuruar me ar, si dhe me disa detaje tjera mbi panelet anësore.

Kur është fjala për teknologji, ky minibus vjen me dy ekrane 3D, njëri 40-inç ndërsa tjetri 21-inç. Në këto ekrane mund të shfaqen pamjet të cilat i incizojnë kamerat brenda dhe jashtë minibusit.

Për pasagjerët në dispozicion është edhe një tablet 10-inçësh, i cili mundëson kontrollimin e pothuajse të gjithë interierit, duke filluar nga kondicioneri, perdet në dritare, audio sistemin, dritat LED, si dhe ulëset.

Çmimi i këtij minibusi luksoz ende nuk është zbuluar.

{gallery}