Auto

Larte Design zbulon paketën e re për Maserati Levante

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Larte Design, për modelin Levante GranSport të Maseratit ofron paketën “Shtorm GT” e cila përfshinë 16 elemente nga fibra të karbonit.

Paketa karakterizohet me mbrojtësin shtesë të përparmë (spoiler), kofanon e re, mbrojtësit e rinj anësor, pragjet e reja, pasqyrat e reja, mbrojtësin shtesë të pasmë (difuzer), mbrojtësin shtesë të pasmë (spoiler), transmeton Koha.net. Po ashtu, në dispozicion janë edhe disa lloje të gypave të sistemit të shkarkimit të gazrave.

{gallery}

Gjithashtu, “Shtorm GT” mund të merret në version me motor dizel me kapacitet prej 275 kuajfuqi, si dhe dy motorë benzinë V6 me 350 kuajfuqi në vend të 430 kuajfuqive.