Auto

Wrangleri i ri vjen në version ushtarak

Kompania e njohur britanike, Chelsea Truck Company, ka përgatitur edhe një version të modifikuar të Jeep Wrangler. Fjala është për një Wrangler në version ushtarak.

Si zakonisht, edhe ky Wrangler i ri ka emër të gjatë – Chelsea Truck Company Military Edition Jeep Wrangler.

Kjo kompani për këtë Wrangler, ndër të tjera, ka zgjedhur eksterier me ngjyrë të argjendtë “Billet” dhe është i kombinuar me disa elemente me ngjyrë të zezë, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme “CTC”, mbrojtësin e përparmë të ri, kofanon “Iron Man” me vrima për ajër, dritat e përparme LED, etj., transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ky Wrangler i ri vjen edhe me rrotat prej 17-inç me ngjyrë të zezë “Satin” e goma “Cooper Discovery” 285 x 70 x 17”, xhamat e errët, mbështjellësin e rrotës rezervë “Chelsea Truck Company”, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe interier me lëkurë ngjyrë të zezë, pedalet nga alumini, disa elemente nga çeliku si dhe tepihët e rinj.

Sa i përket çmimit, ky Chelsea Truck Company Military Edition Jeep Wrangler në Britani të Madhe kushton 59.995 funte.