Auto

Mercedes pëson rënie të shitjeve të veturave

Mercedes ka pasur rënie të shitjeve të veturave gjatë 2019-ës, ku kanë shitur 333,229 vetura të reja në të gjithë botën, e që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është një rënie prej 6.7 për qind.

Sipas Mercedes kjo ka ardhur si pasoj e heqjes së modeleve të mëparshme të CLA-së e GLE, transmeton koha.net.

Ndërsa thonë se modeli B-Class ka ndikuar pozitivisht në shitjet, ku ka pasur një rritje prej 16% të shitjes së këtij modeli në Evropë e 40% më shumë në Gjermani.

Mercedes gjithashtu ka arritur të rris shitjet edhe në tregje të tjera si Francë, Belgjikë, Rusi, Holandë e Poloni.

E në segmentin luksoz, Mercedes ka arritur ta ruaj pozicionin udhëheqës të saj në tregjet si Gjermanin, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, Zvicrën, Portugalinë, Danimarkën, Korenë Jugore, Australinë, SHBA-në, Kanadanë e Afrikën e Jugut.