Auto

Gjermania synon të prodhojë anije autonome

Descriptive Text

Ndërkohë që automjetet autonome janë duke u zhvilluar shumë shpejt, në Gjermani kanë filluar planet për të futur të njëjtën teknologji në lundrim.

Inxhinierët e kësaj industrie po punojnë së bashku me ndihmën e Ministrisë gjermane të Transporteve për të krijuar hapësira testimi në kanalin “Spree-Oder”.

“Punimet do të fillojnë në korrik për të përgatitur një rajon testimi për anije autonome”, njoftoi Shoqata Federale e Porteve Publike Lumore në një deklaratë.

Synimi i projektit, pjesë i të cilit është edhe Qendra Aerohapësinore Gjermane (DLR), ka të bëjë me varka të vogla që përllogarisin rrugën e tyre dhe ngarkojnë dhe shkarkojnë kargot vetë pa një kapiten./atsh