Auto

Ruf prezanton GT të ri me 515 kuajfuqi

Kompania gjermane që merret me modifikimin e veturave, Ruf, në panairin e veturave në Gjenevë, ndër të tjera, ka prezantuar projektin më të ri GT i cili është i bazuar në modelin e vjetër Porsche 911.

Ky GT i ri vjen me motorin 3.0-litër Twin-Turbo me gjashtë cilindra të përforcuar në 515 kuajfuqi, marshin manual me 7 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, transmeton Koha.net.

Gjithasthu, Ruf GT vjen edhe me mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (spoiler) i bazuar në modelin Carrera RS të vitit 1973, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) nga fibra të karbonit, si dhe set të ri të rrotave prej 20-inç.

{gallery}

Ruf GT, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 320 km/h.