Auto

Lirohet me kusht ish-shefi i Nissanit

Descriptive Text

Ish-shefi i Nissan, Carlos Ghosn, është liruar me kusht nga një gjykatë në Tokio në një vendim befasues për të gjithë.

Gjykata vendosi që për lirimin me kusht, Ghosn duhet të paguajë 8.9 milionë dollarë.

Gjykata kishte hedhur poshtë dy herë të tjera kërkesën e ish-shefit të Nissan për lirim me kusht me arsyetimin se mund të largohej nga Japonia dhe mund të punonte për fshehjen e provave, përcjell ksp.

Ghosn që u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave gjatë kohës sa ishte shef i Nissan, por ai i ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Kompania e ka pushuar nga puna menjëherë pas arrestimit.