Auto

Mercedes zbulon super veturën AMG GT R Roadster

Descriptive Text

Mercedes-AMG ka konfirmuar se do të ndërtoj versionin roadster të veturës sportive GT R.

Mercedes-AMG GT R Roadster do të ndërtohen vetëm 750 njësi me performanca të njëjta sikurse edhe versioni coupe i tij.

GT R Roadster ka motorin 4.0 litërsh turbocharged V8 i cili e dërgon fuqinë e tij nëpërmjet shtatë marsheve automatike te rrotat e pasme, transmeton koha.net.

AMG GT R Roadster ka 568 kuajfuqi e shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.6 sekonda e atë maksimale 315 kilometra në orë.

Mercedes nuk ka treguar çmimin e tij, por pritet që çmimi fillestar i tij të jetë rreth 175 mijë euro.

{gallery}