Auto

Zbulohet çmimi i Mercedes-Benz CLA të ri

Foto: Carscoops

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Mercedes-Benz, ka zbuluar çmimin e gjeneratës së re të modelit CLA, i cili tregun shitës do ta fillojë në Gjermani në muajin maj të këtij viti.

Në Gjermani çmimi do të fillojë nga 31.476 euro, aq sa kushton versioni CLA 180.

Në vijim, ju sjellim listën e versioneve të motorëve të kësaj gjenerate të re të CLA-së, si dhe çmimin e tyre në tregun gjerman, transmeton Koha.net.

{gallery}

Motorët benzinë:

Mercedes CLA 180: Kapaciteti prej 100 kW/136 kuajfuqi; marshi manual me gjashtë shpejtësi; shpejtësinë deri 100/km/h e arrin për 9.4 sekonda dhe atë maksimale deri në 216 km/h; shpenzon karburant mesatarisht prej 5.5-litër në 100 km; si dhe çmimi prej 31.476 euro.

Mercedes CLA 200: Kapaciteti prej 120 kW/163 kuajfuqi; marshi manual me 6 shpejtësi; shpejtësinë deri 100 km/h e arrin për 8.5 sekonda dhe atë maksimal deri në 229 km/h; shpenzon karburant mesatarisht prej 5.9-litër/100 km; si dhe çmimi prej 33.588 euro.

Mercedes CLA 220: Kapaciteti 140 kW/190 kuajfuqi; marshi DCT me 7 shpejtësi; shpejtësinë deri 100km/h e arrin për 7 sekonda dhe atë maksimale deri në 241 km/h; shpenzon karburant mesatarisht 6.1-litër/100 km; si dhe çmimi prej 37.140 euro.

Mercedes CLA 220 4Matic: Kapaciteti 140 kW/190 kuajfuqi; marshin DCT me 7 shpejtësi; shpejtësinë deri 100km/h e arrin për 7 shpejtësi dhe atë maksimale deri 237 km/h; shpenzon karburant mesatarisht 6.5-litër/100km; si dhe çmimi prej 39.341.

Mercedes CLA 250: Kapaciteti prej 165 kW/224 kuajfuqi; marshi DCT me 7 shpejtësi; shpejtësinë deri 100km/h e arrin për 6.3 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h; shpenzon karburant mesatarisht 6.1-litër/100km; si dhe çmim prej 39.508 euro.

Mercedes CLA 250 4Matic: Kapaciteti 165 kW/224 kuajfuqi; marshi DCT me 7 shpejtësi; shpejtësinë deri 100km/h e arrin për 6.3 sekonda dhe atë maksimale deri në 250 km/h; shpenzon karburant mesatarisht 6.5-litër/100km; si dhe çmimi 41.710 euro.


Lexoni edhe: 

Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit [foto]


Motori dizel:

Mercedes CLA 180 d: Kapaciteti 85 kW/116 kuajfuqi; marshi DCT me 7 shpejtësi; shpejtësinë deri në 100km/h e arrin për 10.7 sekonda dhe atë maksimale deri në 205 km/h; shpenzon karburant mesatarisht 3.8-litër/100km; si dhe çmimi prej 33.885 euro.