Auto

Overfinch modifikon Velarin, modelin më atraktiv të Range Roverit

Descriptive Text

Së bashku me Range Rover dhe Range Rover Sport, kompania e njohur britanike që merret me modifikimin e veturave – Overfinch, ofron edhe versionin e modifikuar të Velarit, modelit më atraktiv të Range Roverit.

Velari i modifikuar, ndër të tjera, vjen me mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), vrima për ajër nga fibra të karbonit, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (spoiler) mbi çati, maskën e përparme nga fibra të karbonit, si dhe me set të ri të rrotave prej 22-inç nga alumini, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, Overfinch për këtë Range Rover Velar të modifikuar ofron edhe sistemi e ri të shkarkimit të gazrave, mbishkrimin “Overfinch” në konfao dhe derën e bagazhit, si dhe interier të modifikuar sipas dëshirës së blerësit.