Auto

ABT Audi Q8 i gatshëm për Gjenevë

Foto: 9tro

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, vitin e kaluar ka prezantuar programin e saj për modifikimin e modelit të ri Q8 të Audit, edhe pse ende nuk e ka pasur paketën e kompletuar.

Ndërkohë paketa është kompletuar dhe ABT Audi Q8-shin mund ta shohin vizitorët në panairin e veturave në Gjenevë, i cili do të mbahet nga 7 deri 17 mars, transmeton Koha.net.

Për këtë paketë dihet pak, dhe ajo çfarë dihet është se përfshinë set të ri të rrotave prej 23-inç nga alumini, disa elemente të reja për interier, detaje interesante me pamje të logos “ABT” kur hapen dyert, mbrojtësin e ri të përparmë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e ri të pasmë (difuzer), maskën e përparmë të zezë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.

{gallery}

Gjithashtu, ABT ka në dispozicion edhe paketën për përforcimin e motorit 3.0-litër TDI V6 nga 286 në 330 kuajfuqi.

Për më tepër mbetet të presim prezantimin në Geneva Auto Show.