Auto

Shfaqen fotografitë e Audi e-tronit të ri në version Sportback

Descriptive Text

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Audi, pas prezantimit të SUV-it të ri e-tron (i gjatë 4.9 metra), planifikon të zgjerojë ofertën e saj të modeleve elektrike.

Në mesin e tyre, ndër të tjera, gjendet edhe e-tron GT (i cili vitin e kaluar është prezantuar si koncept ndërsa prodhimi serik i tij arrin gjatë vitit 2020), SUV i vogël e-tron (i cili si koncept do të prezantohet muajin e ardhshëm në Geneva Auto Show), si dhe e-tron Sportback.

Fotografitë e publikuara konfirmojnë se e-tron Sportback tashmë është në përgatitje që të arrijë. Po ashtu, fotografitë tregojnë se ky model është parë gjatë testimeve i kamufluar, transmeton Koha.net.

{gallery}

Bazuar në këto fotografi, e-tron Sportback i ngjason shumë versionit Coupe të Audit e-tron tashmë të prezantuar, përveç se pjesën e pasme e ka më ndryshe.

Gjithashtu, duket se e-tron Sportback do të ketë edhe specifika të njëjtë sikur e-tron i prezantuar së fundmi – dy motorë elektrikë me kapacitet në total prej 265 kW/360 kuajfuqi, autonomi prej rreth 400 kilometra, baterinë prej 95 kW, si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.