Auto

Skoda paralajmëron koncept të ri Vision iV për Geneva Auto Show

Descriptive Text

Risia kryesore e Skodës në panairin e veturave në Gjenevë do të jetë SUV-i i vogël Kamiq, dhe kjo kompani çeke për këtë manifestim ka përgatitur një koncept të ri.

Skoda në Gjenevë do të prezantojë konceptin Vision iV, një koncept i një Crossoveri elektrik me të cilin kompania paralajmëron modelin serik të ardhshëm.

Koncepti Vision iV nga pamja duket i njëjtë sikur koncepti Vision E i vitit 2017, ku të dytë paralajmërojnë elektrifikimin e modeleve të ardhshme të këtij brendi çek, i cili është pronë e Volkswagenit, transmeton Koha.net.

Image

Vision iV përshkruhet si një Crossover në version Coupe i cili, ndër të tjera, karakterizohet me dritat LED që përfshijnë tërë gjatësinë e pjesës së përparme.

Sa i përket interierit, Vision iV pritet të ketë interier të ngjashëm me atë të konceptit Vision X i cili është prezantuar vitin e kaluar në Geneva Motor Show.

Tani për tani, Skoda nuk ka zbuluar detajet teknike të konceptit Vision iV, por modeli serik, sipas raportimeve të mëparshme, do të përdorë platformën e Volkswagenit, MEB, e cila është e dedikuar për veturat elektrike.

Image

Gjithashtu, modeli serik i këtij koncepti pritet të dalë në shitje nga viti 2021 dhe thuhet se me vetëm një mbushje të baterisë do të mund të kalojë deri në 485 kilometra.

Para këtij koncepti, Skoda do të ofrojë për blerësi edhe modelin tjetër elektrik, Citigo, si dhe versionin plug-in hibrid të Superb.