Auto

Subaru zbulon detajet e Outbackut të ri

Kompania e njohur japoneze e veturave, Subaru, në panairin aktual të veturave në Chicago prezantoi gjeneratën e re, të shtatën, të limuzinës Legacy dhe lëvizja e ardhshme logjike është lansimi i modelit Outback.

Pritet që gjenerata e re e Outbackut të bazohet në platformën Subaru Global.

Modeli bazë i këtij modeli do të jetë në dispozicion me motor 2.5-litër me katër cilindra e 185 kuajfuqi, si dhe motori Turbo me 260 kuajfuqi, transmeton KosovaPress. Të dy versionet do të vijnë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe ma marshin automatik CVT si opsion i vetëm.

Image

Pjesa e përparme e Outbackut të ri do të bazohet në modelin Legacy. Ndërsa Legacy do të dalë në shitje në vjeshtë, Subaru Outback i ri, në varësi të datës së premierës, do të mbërrijë në shitje me shumë gjasa para fundit të këtij viti ose më së largu në fillim të vitit 2020.