Auto

Bugatti feston 110 vjetorin me model të veçantë - Chiron Sport “110 Ans” Edition

Foto: Carscoops

Bugatti feston ditëlindjen e tij të 110-të me një version të veçantë të modelit Chiron.

Chiron Sport “110 Ans Edition” është i bazuar në Bugatti Chiron Sport të rregullt dhe do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrë të kaltër “Steel” me elemente nga fibra të karbonit, si dhe me detaje dekorative me ngjyra të flamurit francez.

Ulëset sportive shoqërohen me nuanca të jashtme të modelit dhe janë të veshura me lëkurë, transmeton KosovaPress.

{gallery}

Gjithashtu, Chiron Sport “110 Ans Edition” vjen me motorin sikur të Chironit standard - 8.0-litër W16 me 1.500 kuajfuqi.

Çmimi i Bugatti Chiron Sport “110 Ans Edition” ende nuk është zbuluar, por dihet se do të prodhohen vetëm 20 kopje të këtij modeli të veçantë.