Auto

Mitsubishi zbulon një version të ri të limituar të L200 Barbarian SVP

Mitsubishi ka zbuluar një veturë të re të programit të limituar në ‘Commercial Vehicles Show’ të quajtur SVP, i cili do t’ ju ofrojë blerësve modele të veçanta të prodhuara në numër të vogël, transmeton koha.net.

SVP qëndron për Projektin Special për Vetura, ndërsa kjo veturë thirret L200 Barbarian SVP, i cili është i përditësuar e me më shumë pajisje se modeli standard L200 Barbarian Double Cap, ndërsa ato do të prodhohen vetëm 250 njësi.

L200 Barbarian SVP do të ketë rrota më të mëdha se modeli standard, 17-inch me gjashtë vrima, mbrojtës më sportiv duke e bërë këtë veturë të duket shumë më agresive.

Në secilin nga 250 veturat do të jetë stampuar numri i tij, ndërsa ka edhe karrige sportive nga lëkura e drita LED nga brenda.

Nën kafano do të ketë motorin 2.4 litërsh turbodiesel me katër cilindra i cili prodhon 178 kuaj fuqi.

Makina ka katër rrotat aktive dhe marshin me gjashtë shpejtësi manuale apo pesë shpejtësi automatike, varësisht se cilën e zgjedhin blerësit.

L200 Barbarian SVP do të ofrohet me ngjyrë të zezë apo të kaltër, çmimi i tij do të jetë 34 mijë euro dhe ka dalë në shitje që tani.

{gallery}