Auto

Seat Leon ST Cupra i ABT-së, një karavan “bishë”

Descriptive Text

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, gamën e saj e ka pasuruar edhe me paketën për modifikimin e karavanit Leon ST Cupra të Seatit, të cilin e ka shndërruar në një “bishë”.

Kjo paketë për këtë karavan përfshinë sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe përforcimin e motorit të tij benzinë 2.0-litër Turbo në 370 kuajfuqi, i cili tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 309 km/h, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ABT Sportsline, për klientët ofron edhe disa sete të reja të rrotave prej 20-inç nga alumini, amortizatorët e modifikuar, disa detaje të reja për interieri, ndriçim me logon “ABT” në tokë kur hapen dyert, etj.