Shfaqen në treg tre versione të veçanta të BMW-së

Shfaqen në treg tre versione të veçanta të BMW-së

25 prill 2017 14:25

Gjiganti gjerman i veturave, BMW, blerësve në Belgjikë dhe Luksemburg u ofron disa versione të reja e të veçanta të modelit M3 dhe M4.

Këto versione të reja janë: BMW M3 Telesto Edition, BMW M4 Telesto Edition dhe BMW M4 Avus Edition, transmeton Koha.net. Emrat e këtyre tre modeleve të reja, BMW ua ka vënë sipas emrin të ngjyrës. Do të thotë se BMW M3 dhe M4 është në dispozicion me ngjyrë Grigio Telesto, ndërsa BMW M4 tjetër me ngjyrë të kaltër Avus.

Natyrisht, këto modele do të prodhohen në seri të kufizuar. Për shembull, M3 Telesto Edition dhe M4 Telesto Edition do të jenë në dispozicion në seri të kufizuar prej vetëm 20 njësi, ndërsa M4 Avus Edition në vetëm 10 njësi.

Përveç ngyrave, këto modele të reja karakterizohen edhe me rrotat “666” nga alumini, paketën “Competition” (e cila përfshin motorin me gjashtë cilindra e kapacitet prej 450 kuajfuqi dhe sistemin e amortizatorëve, drejtimit dhe shkarkimit të gazrave), si dhe me disa elemente të huazuara nga BMW M Performance dhe detaje nga fibra të karbonit në interier.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme