Auto

Skoda Octavia vjen në version të ri RS Challenge

Foto: Top Gear

Përveç modelit standard sportiv Octavia RS, Skoda tani në disa tregje ofron edhe versionin e ri RS Challenge, i cili vjen me disa detaje të reja në eksterier dhe interier.

Skoda, në disa tregje, ka pasuruar ofertën e saj të Octavia RS me versionin e ri Challenge për shkak se ka disa elemente shtesë që nuk i ka versioni standard RS, duke përfshirë disa dallime vizuale si dhe me çmim më të lartë për 5,000 euro, transmeton Koha.net.

Nën kofanon e RS Challange gjendet motori benzinë 2.0-litër Turbo TSI me kapacitet prej 245 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual 6 shpejtësi ose atë DSG me 7 shpejtësi.

Image

Gjithashtu, Octavia RS Challange vjen me set të rrotave “Xtreme” prej 19-inç me ngjyrë të zezë, sistemin e shkarkimit të gazrave me ngjyrë të zezë, pasqyrat me ngjyrë të zezë, si dhe etikën “RS” po ashtu me ngjyrë të zezë.

Në interier ka ulëset sportive të cilat mund të rregullohen sipas dëshirës përmes butonëve elektrikë, lëkurë Alcantara, ndërsa pjesa tjetër e interierit është identike me modelin standard RS.