Auto

Mercedes-AMG G63 i ri vjen më i gjerë, agresiv dhe me 700 kuajfuqi

Foto: Motor1

Përderisa jemi duke pritur që Mercedes-AMG të prezantojë G63 S, kompanitë që merren me modifikimin e veturave tashmë janë duke gjetur mënyra për të ngritur performancat e SUV-ëve.

Tani, kompania angleze Urban Automotive ka marrë një model të G-Wagen dhe i ka dhënë atij një trajtim gjithëpërfshirës fibër karbon, shkruan motor1.

Fjala është për G63 i cili vjen me çdo gjë, nga mbrojtësit e deri te mbrojtësi i pasmë shtesë (spoiler), të bërë nga fibra të karbonit. Po ashtu, edhe mbrojtësit anësorë të bërë nga një material i lehtë, janë të zgjeruar dhe kështu e bëjnë këtë G-Wagon të duket më i gjerë për 50 mm për dallim nga versioni i tij standard, transmeton Koha.net. Paketa nga fibra të barbonit përfshinë edhe mbulesën e gomës rezervë dhe mbrojtësin e përparmë shtesë (difuzer) më të ulët i cili i jep një pamje agresive.

{gallery}

Gjithashtu, ky SUV i shpejtë i Mercedesit tani ka set të ri të rrotave prej 23-inç, sistemi e ri të shkarkimit të gazrave me zhurmë të ndryshueshme, si dhe vjen me motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 700 kuajfuqi, 123 kuajfuqi më shumë sesa G63 standard.