Auto

Hennessey publikon fotografitë e McLaren 600LT të modifikuar

Kompania e njohur nga Teksasi e cila merret me modifikimin e veturave, Hennessey Performance, është marrë me modelin e ri 600LT të McLarenit ka fundi i viti të kaluar. Tani, pas disa muaj, kjo kompani ka zbuluar se çfarë më saktësisht ka bërë me të.

Gjithashtu, Hennessey ka publikuar disa fotografi të McLaren 600LT të modifikuar. Kreacionin e saj, Hennessey e ka emëruar HPE800 dhe ka premtuar se këtë model do ta sjellë me më shumë fuqi për dallim nga ai standard.


Lexoni edhe: 

Së shpejti arrin McLaren 600LT në version Spider [video]


Bazuar në numrat që janë në emër, HPE800, lë të nënkuptohet se modeli i modifikuar i Hennesseyt mund të vijë me kapacitet prej së paku 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, modelet si Cadillac Escalade, Jeep Grand Cherokee SRT8 dhe Dodge Charger SRT Hellcat janë automjetet të cilat gjithashtu kanë marrë etiketën HPE800 dhe secili prej tyre është me kapacitet prej mbi 800 kuajfuqi.

{gallery}

Nëse vërtetë versioni i modifikuar McLaren 600LT nga Hennessey ka 800 kuajfuqi, atëherë ai mund të rivalizojë modelet e tilla si McLaren 720S dhe Senna, të cilët kanë 710 dhe 789 kuajfuqi.

Modeli standard 600LT ka motor 3.8-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 592 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 328 km/h.