Auto

Waymo (Google) do të hapë fabrikë vetëm për vetura vetë-vozitëse

Waymo do të hapë fabrikën e saj të prodhimit të automjeteve autonome pranë Detroitit, djepi historik i industrisë së veturave amerikane që ndodhet në veri të vendit, njoftoi sot filiali i pilotimit autonom i kompanisë Alphabet, shtëpia mëmë e Googlet.

“Në këtë fabrikë, Waymo do të integrojë sistemet e saj në automjetet e partnerëve të saj (Fiat-Chrysler dhe Jaguar-Land Rover) të cilat i furnizon me flota me vetura autonome, disa prej të cilave qarkullojnë në rrugë”, shpjegon ky degëzim i Alphabetit, që konsiderohet si një prej më të përparuarve në këtë fushë.

“Kjo do të jetë fabrika e parë në botë që i dedikohet 100 për qind prodhimit në masë të automjeteve autonome (vetë-vozitëse) të nivelit 4”, tregon kjo kompani.

Ky projekt parashikon një investim prej 13.6 milionë dollarësh./atsh