Auto

Kështu duket BMW X3 M i ri

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, BMW, në shtator të vitit të kaluar gjatë garës DTM në Nurburgring ka paraqitur SUV-ët e maskuar X3 M dhe X3 M, ndërsa para promovimit zyrtar janë shfaqur disa fotografi të X3 M të ri.

Në kofanon e këtij BMW X3 M të ri, gjendet motori 3.0-litër M TwinPower Turbo me kapacitet prej 450 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, X3 M i ri do të jetë në dispozicion edhe me paketën “M Competition” e cila e bën këtë SUV të ri me kapacitet prej 475 kuajfuqi.

{gallery}

Gjithashtu, X3 M i ri thuhet se do të vijë me marshin automatik prej 8 shpejtësive, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - M xDrive, paketën “M” për aerodinamikën, pasqyrat “M”, amortizatorët sportiv, frenat “High-Performance”, rrotat “M” nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interier me ulëset sportive dhe timonin “M”.