Auto

Mazda do të sjell modelin e ri në Gjenevë

Prodhuesi japonez i veturave, Mazda, njoftoi se do të mbajë premierën botërore të një modeli të ri në panairin e veturave në Gjenevë në muajin mars.

Mazda nuk ka zbuluar më shumë detaje, kështu që mund të thuhet vetëm se për cilin model bëhet fjalë.

Nëse nuk bëhet fjalë për një model krejtësisht të ri, i cili nuk ka paraardhës, një nga kandidatët mund të jetë gjenerata e dytë e CX-3.

Është e njohur tashmë se Mazda po punon për një gjeneratë të re të SUV-it të vogël, e cila, ndryshe nga paraardhësi i bazuar në Mazda2, do të përdorë të njëjtën platformë mekanike si Mazda3 e re, transmeton KosovaPress.

Në sajë të kësaj, CX-3 tjetër do të jetë më i madh dhe më komod, i cili do të korrigjojë një nga versionet më të këqija të tanishme - mungesa e hapësirës për pasagjerët në ulëset e pasme.

Nëse CX-3 i ri do të ekspozohet në Gjenevë, mund të jetë në formën e një koncepti, ndërsa modeli i prodhimit do të arrijë në autosallonet në vitin 2020. Kandidati i dytë për premierën e Gjenevës mund të jetë Mazda6 i ri. Modeli aktual u shfaq në vitin 2012 dhe u rishfaq në vitin 2017.

Mazda2 i ri është gjithashtu në lojë, pasi gjenerata e tanishme është paraqitur në vitin 2014. Pritet që prodhuesi japonez të reklamojë edhe një herë para panairit në Gjenevë.

Mazda ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e paraqitjeve në panaire të mëdha botërore për vitin 2019.

Kur vjen puna tek Evropa, këtë vit u vendos që të jetë Gjeneva, ndërsa në panairin e vjeshtës në që do të mbahet në Frankfurt, Mazda nuk do të marrë pjesë.