Auto

Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit

Pas shumë raportimeve, më në fund prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Mercedes-Benz, ka prezantuar CLA-Classën e re për vitin 2020 në panairin CES 2019 në Las Vegas, Nevada.

Gjenerata e re e këtij Sedani pritet të arrijë ka fundi i vitit dhe Mercedesi do të zbulojë çmimin e tij pak para lansimit.

Kur do të dalë për shitje në SHBA, ky Sedan 4-dyersh do të jetë në dispozicion vetëm si CLA250 me motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra dhe marshin automatik prej 7 shpejtësive, transmeton Koha.net. Blerësit do të mund të zgjedhin mes versionit me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme ose me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, Mercedes CLA i ri do të jetë në dispozicion me motor me kapacitet prej 221 kuajfuqi, gjë që është një përditësim i motorit 2.0-litër Turbo të Sedanit A220 me kapacitet prej 188 kuajfuqi. Tani për tani, Mercedesi nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me performancën e CLA të ri përveç që shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 209 kilometra në orë.

{gallery}

Mercedes CLA i ri është rritur pak për dallim nga gjenerata e kaluar. Gjatësia e tij është 4.6 metra, ndërsa gjerësia e tij 2.7 metra. Po ashtu, kompania ka zgjeruar edhe boshtin e rrotave të përparme për 63mm dhe të pasme për 55mm, shkruan motor1. Hapësira për pasagjerët si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, nuk ka ndryshuar, ndërsa kapacitetin e bagazhit e ka 460 litra.

Në interier, CLA-Class i ri vjen me sistemin për argëtim (infotainment) MBUX (Mercedes-Benz User Experience), dy ekrane 7-inçësh – njërin te instrument-tabela dhe tjetri për sistemin infotainment, përcjell Koha.net. Por, konsumatorët mund të marrin edhe ekranet më të mëdha, 10.25-inç. Po ashtu, ky Sedan i ri vjen edhe me sistemin për kontroll me gjeste, sistemin e navigacionit dhe sistemin e zërimit “Burmester Surround Sound”.

Mercedes-Benz CLA-Class i ri, po ashtu, vjen me sistemin standard Active Brake Assist i cili automatikisht ngadalëson Sedanin në mënyrë që t’i shmanget aksidentit me ndonjë automjet, biçikletë apo këmbësor. Megjithatë, si opsion për zgjedhje është edhe paketa “Driver Assistance” e cila në vete përfshinë sisteme të ndryshme të teknologjisë së fundit të cilat i ndihmojnë shoferit gjatë vozitjes.