Auto

Detajet e reja për Volkswagen Polo të re

Gjiganti gjermane Volkswagen, gjeneratën e re, të gjashtë, të modelit Polo do ta prezantojë në shtator të këtij viti, më saktësisht në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.

Polo i ri, së bashku me dizajnin modern, do të vijë me platformën MQB-A0, si dhe me gamën e avancuar të motorëve, transmeton Koha.net. Pavarësisht se do të jetë më i gjerë e më i gjatë sesa modeli aktual (me boshtin e rrotave më të gjatë dhe më shumë hapësirë në interier), Polo i ri do të jetë edhe më i lehtë dhe ekonomik.

Image

Volkswagen Polo i ri do të jetë i gjatë rreth 4 metra, i gjerë 1.7 metra, i lartë 1.4 metra, si dhe boshtin e rrotave do ta ketë të gjatë rreth 2.5 metra. Po ashtu, siç pritet, Polo do të mund të vijë edhe në version hatchback me tre dhe pesë dyer.

Përveç karakteristikave cilësore në interier, duhet theksuar edhe instrument-tabelën digjitale, sistemin më të ri infotainment si dhe sistemet për ndihmë të shoferit.

Image

Në gamën e motorëve për Polon e re në dispozicion janë këta motorë:

1.0 TSI me 65, 95 dhe 115 kuajfuqi

1.5 TSI me 150 kuajfuqi

2.0 TSI me 200 kuajfuqi (Polo GTI)

1.6 TDI me 80 dhe 95 kuajfuqi

Gjithashtu, në gamën e motorëve do të jenë në dispozicion edhe marshi me 5 dhe 6 shpejtësi, si dhe marshi me shtatë shpejtësi me koplung të dyfishtë.

Image

Polo i ri, po ashtu, pritet të jetë më i lirë në krahasim me gjeneratën aktuale (kështu thuhet për tregun gjerman) sepse çmimi i versionit bazë pritet të jetë 12.500 euro në vend të çmimit të modelit aktual prej 12.600 euro.