Auto

Ferrari 550 GT nga Niels van Roij Design

Descriptive Text

Kompania Niels van Roij Design, me seli në Londër, paralajmëron një projekt interesant të bazuar në Ferrari 550 Maranello.

Fjala është për 550 GT, një model unik i cili do të krijohet për nder të një veture legjendare nga historia e famshme e garave të Ferrarit, transmeton Koha.net.

{gallery}

Ferrari 550 GT nga Niels van Roij Design vjen me pjesën e pasme të modifikuar në bazë të modelit për gara 250 GT SWB i cili në vitin 1962 ka marrë pjesë në garën “24-Hours Le Mans”.

Gjithashtu, 550 GT ka motorin V12 të vendosur në pjesën e përparme dhe sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme.