Auto

Në Prizren nisin garat e automobilizmit në sllallom

Descriptive Text

Kampionati i automobilizmit në Kosovë fillon këtë të diel me garën në disiplinën e sllallomit, e cila zhvillohet në Prizren.

Gara e kësaj fundjave, përveç që e shënon fillimin e kampionatit është interesante edhe për faktin se është hera e parë që zhvillohet në këtë diciplinë. Gara do të mbahet në tri grupe.

Në grupin e parë përfshihen veturat serike dhe ndahen në tri klasa (klasa e parë deri 1200 cc, e dyta nga1200-1600 cc dhe klasa e tretë për veturat me motor mbi 1600 cc).

Në grupin e dytë garojnë veturat sprint dhe po ashtu ndahen në tri klasa, njëjtë sikur ato të grupit të parë, ndërsa grupi i tretë përbëhet nga veturat sportive, derisa ndarja në klasa është e njëjtë me dy grupet tjera.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo, garë, por edhe kampionati në përgjithësi të ketë rrjedhë sa më të mirë.

“Besoj se jemi gati për një kampionat të mirë, por edhe mjaft intensiv”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, i cili më pas ka shtuar se “krahas kampionatit vendor sivjet na presin edhe shumë aktivitete në rrafshin ndërkombëtar, qoftë me pjesëmarrjen e automobilistëve tanë në gara, ashtu edhe meorganizimin dhe pjesëmarrjen në seminare të ndryshme”.

Paraqitja e garuesve bëhet nga ora 7:30-8:30, ndërsa pas procedurave të rregullta, gara zyrtartisht do të fillojë në orën 13:00. Interesimi për garë është mjaft i madh, ndërsa përveç FASK-ut në organizimin e saj do të asistojnë edhe institucionet tjera relevante.